Home Uncategorized Musliu-Shoshi: Më shumë e ka përfaqësu Dua Lipa Kosovën se Vjosa, Albini...

Musliu-Shoshi: Më shumë e ka përfaqësu Dua Lipa Kosovën se Vjosa, Albini e Donika bashkë





Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se më shumë e ka përfaqësuar Republikën e Kosovës ylli botëror Dua Lipa sesa kryeministri, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Ky vlerësim i saj erdhi si pasojë e mosmbajtjes së ngjarjes më të madhe në Kosovë “Sunny Hill”, i cili u zhvendos në kryeqytetin e Shqipërisë.

Musliu Shoshi tha se Qeveria e ka penguar zhvillimin e diplomacisë kulturore duke i thënë “JO” Dua Lipës.





“Më shumë e ka përfaqësu Dua 🇽🇰 se Vjosa, Albini e Donika bashkë!

Dua Lipa nuk ka nevojë për prezantim e as promovim, pra e zgjodhi Kosovën për Kosovën jo për veti. Shumë të rinj e të reja në botë e dijn ku është Kosova në hartë falë Duas.

Pra, me i thanë JO, Dua Lipës, i ke thanë Jo promovimit të Kosovës e në veçanti ke penguar zhvillimin e diplomacisë kulturore për të cilën, sot, 🇽🇰 ka shumë nevojë!

Andaj,Dukagjin Lipa , me vjen keq që gëzimi i madh për ndryshim është shnëdrruar në zhgënjim!”, shkroi ajo.