Home Uncategorized Daut Haradinaj: I kemi blerë tokat e babës, kemi mujtë me i...

Daut Haradinaj: I kemi blerë tokat e babës, kemi mujtë me i fitu edhe me gjyq





Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka folur për akuzat që i bëhen nga pozita për blerjen e disa hektarëve tokë nga ana e familjes së tij.

Haradinaj thotë se për çdo shpërdorim ka institucione përgjegjëse të cilat merren me këto dhe kush ka dyshime mund të denoncojë.

Ai tutje shton se tokat kanë qenë të familjes së tij dhe tani i janë kthyer. Haradinaj thotë se kanë mundur t’i marrin ato me gjyq.

“Unë i kam blerë pronat e mija. Të babasë tim. Kemi mundur t’i fitojmë edhe me gjyq. Por tek e fundit nuk janë vetëm të mijat pasi i takojnë një grupi më të madh që ka 300 familje të fshatit tim.

Nëse i duhen shtetit aty i ka pasi ato janë kodrinore të pashfrytëzuara. Ato nuk janë blerë tani, por para 15 viteve. Nëse një ari është blerë 1 mijë euro në Prishtinë para disa viteve, ai sot blehet shumë më shtrenjtë”, tha ai në emisionin Pressing në T7./Gazeta Express/