Andi dhe Melisa janë dyshja që u bën çift falë programit të dashurisë, “Për’puthen”.
Edhe pse kanë kaluar shumë sfida bashkë, duket se tani kanë vendosur t’i ndajnë rrugët.
I ftuar tek “E diell”, Andi zbuloi arsyen e vërtetë që çoi deri tek ndarja.
“Kishim shumë kohë që ziheshim madje edhe për një fjalë goje.
Për 1 vit rresht të zihesh tri herë në ditë i lë punët e tua mbas dore, i lë gjërat e tua pas dore harron gjithë botën.
Në momentin kur lidhja bëhet toksike është më mirë të mbaroj në të mirën e të dyve.
Kjo është përgjigja”, përfundoi ai./Indeksonline/