Home Uncategorized Rritet paga minimale nga 130 në 264 euro, Vetëvendosje mburret: Ashtu siç...

Rritet paga minimale nga 130 në 264 euro, Vetëvendosje mburret: Ashtu siç kishim premtuar





Lëvizja Vetëvendosje është mburrur me votimin në parim të Ligjit për Pagën Minimale sot në Kuvend duke thënë se kështu kanë realizuar një premtim të bërë.

Vetëvendosja, përmes një postimi në Facebook, ka uruar rritjen e pagës minimale në 264 euro duke thënë se për punëtorët nën 35 vjeç paga minimale është rritur për 103 % derisa për ata deri në 65 vjeç për 55 %.

“Paga minimale rritet në 264 euro. Me 68 vota PËR, 0 kundër dhe 6 Abstenime, pas 11 vjetëve në Kuvendin e Kosovës sot u votua në lexim të parë rritja e pagës minimale në Kosovë ashtu siç kishim premtuar si Lëvizje VETËVENDOSJE!.

Nga 130 euro e 170 euro në 264 euro për të gjithë. Për punëtorët nën 35 vjeç rritje e pagës minimale për 103%. Për punëtorët deri në 65 vjeç rritje e pagës minimale për 55%. Urime!”, ka shkruar Vetëvendosja në Facebook.