Charlize Theron konsiderohet si një nga femrat më të bukura të Hollywood-it dhe njihet si një bionde e betuar.
Aktorja rrallë herë e ndryshonte ngjyrën e flokëve edhe për qëllime rolesh, por së fundmi ajo ka vendosur të bëjë një ndryshim drastik.
Aktorja hollivudiane u shfaq mbrëmë në një event në Los Angeles kushtuar bamirësisë së saj, Charlize tregoi edhe njëherë se sa të përjetshme janë në modë xhinset dhe këmisha e bardhë por ajo që tërhoqi më së shumti vëmendjen ishin flokët e saj.
Charlize kishte zgjedhur një model flokësh paksa ekstrem por në të njëjtën kohë ajo kaloi nga “kampi” i biondes te flokët e zeza.
Fituesja e çmimit Oscar e ka përqafuar këtë ndryshim të guximshëm dhe e zeza i shkon shumë.
Po ju si mendoni?