Home Uncategorized Çmimet e naftës – Ky është udhëzimi administrativ që do të votohet...

Çmimet e naftës – Ky është udhëzimi administrativ që do të votohet në mbledhjen e Qeverisë





Në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë është propozuar që në rend të ditës të futet udhëzimi administrativ për rregullimin e çmimeve të produkteve të derivateve të naftës dhe karburanteve të ripërtritshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, ky udhëzim parasheh rregullimin e çmimeve dhe masave të tjera mbrojtëse për të mbrojtur konsumatorin, për të mbrojtur konkurrencën si dhe për të mënjanuar çrregullimet në treg ose për qëllime të tjera të interesit shtetëror.

Po ashtu thuhet që mund të vendoset rregullimi i çmimeve duke caktuar maksimumin e marzhës tregtare si p.sh., dy centë për litër të produktit të shitur me shumicë, ndërsa 12 centë për litër të produktit të shitur me pakicë.