Home Uncategorized Rrëfimi i Besarta Jasharit: Momenti më i rëndë kur s’kam mundur me...

Rrëfimi i Besarta Jasharit: Momenti më i rëndë kur s’kam mundur me shpëtua motrën e vogël…





Asnjëherë nuk është mjaft që të flitet e të tregohet për sakrificën e familjes Jashari.

Beteja e 5,6 e 7 marsit 1998 në Prekaz, ishte fillimi i fundit për Serbinë në Kosovë.

E kush më mirë e në mënyrë më autentike sesa Besarta Jashari, vajza e heroit Hamëz Jashari, mund ta rrëfejë atë kohë.

E mbijetuara e vetme në këtë betejë, në atë kohë fëmijë, tani Besarta rrëfen për RTK-në, për nder të Ditës së Çlirimit, atë që ka përjetuar.





“Jemi zgjuar herët në mëngjes me 5 mars nga zhur.ma e tan.keve”, thotë Besarta Jashari “Lu.ft .imet nuk u ndalën deri me 7 mars”

Besarta Jashari tregon se lu.ft a me forcat serbe dhe familjes së saj nuk u ndal, derisa Hamzë Jashari, Adem Jashari, Shaban Jashari e të gjithë djemtë e familjarët e tjerë, filluan të vr.i. ten, në këtë betejë.

“Serbët filluan me ta.n ke të gjuajnë në drejtim të kësaj dhome, ku shumica u v rn.ë këtu”, rrëfen Besarta, tregimin e vetëmohimit të një familje për liri.

Ajo thotë se ka shumë momente të rënda që ka përjetuar në ato tri ditë betejë, por një e veçon.





“Momenti më i rëndë ka qenë kur e kam lënë Blerinën, motrën time të vogël e nuk ka mundur ta shpë.toj”, ka rrëfyer ajo.