Home Uncategorized Ish-konkurenti i Përputhen zbulon mashtrimin e rradhës të Olsa Muhametit (VIDEO)

Ish-konkurenti i Përputhen zbulon mashtrimin e rradhës të Olsa Muhametit (VIDEO)





Nuk do të ishte hera e parë që Olsa Muhameti akuzohet për mashtrim dhe skenare të stisura prej saj në emision.

“Unë të jap karrigen dhe ti do bësh si të them unë” është moto kryesore për të qënë pjesë e një programi si “Për’puthen” që degradoi nivelin e rinisë për shembujt që zgjedhin ti përfaqësojnë në një televizion kombëtar.

Së fundmi një tjetër konkurent(pasi ka pasur dhe të tjerë para tij) ka hedhur akuza mbi autoren Muhameti se i shtyn konkurentët të deklarohen, Xhafer Thaqi kishte dhe prova për këtë dhe është një audio e regjistruar prej tij nga një bisedë me Olsën pasi u pyet nga moderatorja e “Glamour Zone”.

Zbardhja e audios është marrë nga PanoramaPlus:





Ti ke thënë para nja 3-4 ditësh, e the dhe në program, por unë ta hoqa që të vinte në formë surprize, që don t’i bësh deklarim Rrushes, tani i ke thënë Ledës që jo po dua kohë, dua kohë, tani si është çështja.

Ky Prime është Prime i fundit dhe në qoftë se ti do të dalësh çun taman dhe jo çun legen, sepse supozojmë që ti je çun legen sepse ke luajtur me 7 porta aty.

A do ti që gjithë këtyre tu japësh një përgjigje? Dhe ta bësh në Prime sepse nuk ka ditë tjetër, ditët e tjera kur ti do të kërkosh janë ditët e emisionit ditor, do me thënë është ora 6 dhe nuk ka audiencën që ka ora 9 e Prime-it.

Dhe ti çohesh në këtë Prime special dhe thua unë edhe pse më keni akuzuar, se ke dalë si njeri pa stabilitet edhe pse t’i kam rregulluar këto gjëra.





Ka ardhur momenti që ti t’i thuash çdokujt që ti deklarohesh për Rrushen, dëgjohet të thotë Olsa.

Shiko videon: