Home Uncategorized Zbulohet i dashuri i ri i Loredanës

Zbulohet i dashuri i ri i Loredanës





Këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare, Loredana Zefi është mjaft aktive sa i përket rrjete sociale, ku vazhdimisht publikon fotografi e video nga jeta e saj e përditshme.

Mirëpo, së fundmi ndjekësit e këngëtares kanë shkruar nëpër rrjete sociale se ajo tashmë është në një lidhje dashurie me reperin gjerman, Raheem Heid, i njohur ndryshe si “Reezy” apo “Raheem Supreem”.

Në disa fotografi të publikuara nëpër rrjete sociale shihet një “selfie” e Loredanës, teksa në krah ka një tatuazh, ku shkruhet ‘raheem’ e bashkangjitur me një zemër, e që ndjekësit e kanë lidhur këtë me emrin e reperit gjerman.

Ndërsa në disa fotografi tjera shihen dyshja, teksa luajnë së bashku, bëjnë ‘shopping’, madje edhe ecin krah për krahë me njëri-tjetrin.

Kujtojmë se edhe muaj më parë është përfolur për një lidhje të mundshme mes dyshes.