Home Uncategorized Vuçiq e do qymyrin e Kosovës, Albin Kurti ia refuzon kërkesën

Vuçiq e do qymyrin e Kosovës, Albin Kurti ia refuzon kërkesën





Për qymyrin e Kosovës, Serbia do të jepte rrymë ose para.

Por asnjëra e as oferta tjetër, nuk pranohet nga pala kosovare.

Kryeministri, Albin Kurti, tha se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, pasi dështoi në projektin e shkëmbimit të territoreve, tash po dëshiron qymyrin e Kosovës.

Arsyet pak a shumë të njëjta i përmendin edhe në partinë më të madhe opozitare, kur vlerësojnë se refuzimi i Kurtit në këtë rast ishte i drejtë, njofton Klan Kosova.

Eksperti i energjisë, Lulzim Syla thotë se një marrëveshje e leverdishme për vendin do të ishte e mirëseardhur, por që ky ofertën e sheh më shumë si provokim nga Serbia.