Home Uncategorized Ky është njeriu historik që disenjoi emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Ky është njeriu historik që disenjoi emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës





Kur jemi në prag të ditës së çlirimit të Kosovës, shenjë indetifikuese e luftës së pastër të UÇK-së mbetet emblema e saj. Atë e bartën kudo çlirimtarët, me të ranë përjetësisht heronjtë dhe heroinat. Hisotria të cilën ajo e bartë me vete ka aromë lirie.

I lindur më 25 maj, 1970 në Strezofc të Preshevës, fshat ky i cili gjendet në pjesën lindore të Preshevës, në kufirin me Republikën e Maqedonisë Veriore ku është edhe pjesa e fundit e banuar me shqiptarë të cilin poeti i njohur Isuf Sherifi e quan “Atje ku shqipja shtrinë cepin e fundit të saj”, Adnan Asllani është njeriu i cili themeloi emblemën të cilën çlirimtarët e vendit e bartën me dinjitet, ndërsa sot pikërisht ajo emblemë rrënqeth kudo ndodhen shqiptarët.

Adnan Asllani është lindur e rritur në Preshevë, derisa erdhi në Ferizaj për të përfunduar vitin e 3-të dhe të 4-të të gjimnazit, pastaj studimet për letërsi i vazhdoi në Prishtinë. Në Zvicër ai kryen një shkollë për “Film dhe Animacion”, sot i njejti punon si dizajner në një kompani private në Luzern të Zvicrës.





Por si ndodhi që Adnan Asllani të ndiqte rrugën patriotike?

Gjithçka filloi me shfletimin e një libri i cili fuqishëm bënte rezistencë anti-shqiptare. Asllani ishte kuroiz të mësonte më shumë rreth veprimtarisë patriotike shqiptare. Me të marrë këtë frymëzim, ai dhe disa veprimtar tjerë hapën një grup të të rinjëve në mënyre që të njoftonin për të vërtetën që po ndodhte në Kosovë.

Si 18 vjeçar ai arrestohet për veprimtarinë politike dhe dënohet me dy vite burg. Dënimi i ishte shqiptuar për të mitur ndërsa të gjithë dënimin e kaloi të plotë në hetuesi. Pas lirimit, ai vazhdon jetën e tij duke mos ndaluar t’i ndjekur rrugët politike e atdhetare.





Përveç kontributit të jashtëzakonshëm që po e ofronte, Adnan Asllani me apo pa vetëdijen e tij, do të bëhej njeriu i disajnimit të simbolit më të fuqishëm shqiptar, emblemës së UÇK-së.

Emblema e UÇK-së

Asllani ka rrëfyer në emisionin n’Demos se si ndodhi historia që ai të disenjoj emblemën historike me të cilën duke e bartur në krahëror ranë heroikisht shumë trima e trimëresha.

“Domosdoshmëria për të pasur një emblemë Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë një preokupim ndoshta edhe i imi personal, por ka qenë gjithsesi edhe i Lëvisjes Popullore të Kosovës. Unë kam pasur një ide fillestare, por pas një propozimi të kryesisë përmes Gafurr Elshanit, unë kam filluar disenjimin e emblemës së UÇK-së dhe pas një javë pune, në fund të vitit 1997 ka rezultuar me disa variante të emblemës.

Njërin nga variantet me të cilin jam dakorduar edhe me Gafurrin e kam prezantuar para kryesisë, bashkangjitur edhe me variante tjera, por si propozim kryesor ka qenë ky që është i njohur për opinjonin, ajo që është në kapel dhe në krahrorin e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare“, tregoi ai.

Ai gjithashtu tha se pa ndihmën e shokëve kjo emblemë nuk do ta kishte këtë pamje, dhe se pa bartjen e kësaj embleme nga heronjët tanë, nuk do ta kishte vlerën që e ka sot.

“Dua të theksoj, se pa ndihmën e shokëve tjerë, veçanërisht pa ndihmën e Gafurr Elshanit nuk do ta kishte këtë pamje emblema e UÇK-së. Dua të theksoj, se pa bartjen e asaj embleme, kjo emblemë nuk do ta kishte vlerën qe e ka sot. Ajo u bë historike falë atyre ushtarëve të cilët patën guxim ta bartin bashkë me armët dhe kjo më shkakton secilën herë një emocion të veçantë, sepse ndjehem jashtëzakonishëm keq kur përmendet emri im, e më meritorët për këtë emblemë janë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët i kanë dhënë jetë kësaj embleme, e kanë bërë që ajo të ngitet në pjedistalin më të lartë të historisë shqiptare“, u shpreh themeluesi i saj.