Home Uncategorized Këngëtarja e njohur shqiptare bëhet nënë për herë të parë

Këngëtarja e njohur shqiptare bëhet nënë për herë të parë





Këngëtarja e njohur, Marjona Metohu është bërë nënë për herë të parë.

Lajmin e bëri me dije bashkëshorti i saj, Taulanti, i cili ka ndarë në Instagram një foto shumë emocionuese nga salla e operacionit.

“Loti im, Matias”, ka shkruar ai, duke zbuluar kështu edhe emrin që e kanë pagëzuar djalin.

Kujtojmë që më herët, Marjona ka treguar në një intervistë se si është njohur me bashkëshortin e saj, ajo theksoi se janë takuar dy vite më parë në një lokal, ku këndonte, më pas u bënë miq në rrjete sociale por nisën të flisnin dy muaj më vonë.