Home Uncategorized Haradin Bala dikur: Shumica e dëshmitarëve të prokurorisë kanë dëshmuar sa...

Haradin Bala dikur: Shumica e dëshmitarëve të prokurorisë kanë dëshmuar sa për të fituar azil





Flet për “Epokën e re”, Haradin Bala (Pjesa III-e fundit. Botohet e plotë) 2013

T: MILLOSHEVIQIT I THASH SE NUK DOJA TË MË PËRSHËNDESTE

Tepër, tepër, tepër vështirë ta takosh një kriminel si Millosheviqi
MË I RËNDË KA QENË ARRESTIMI I FATMIRIT TANI SE AI I HAGËS

Ka asi njerëz që frikësohen për të më vizituar, se Haradini është i dënuar për krime lufte

Në vazhdimin e tretë dhe të fundit të intervistës Haradin Bala ka thënë se pas lirimit të Fatmir Limajt ka për të folur edhe më shumë. Ai ka thënë se Limaj me shokë do të dalin të pafajshëm.

Bala ka thënë se ka ndërmend t’i bëjë disa vizita aty ku ka shokë: në PDK, LDK dhe AAK. “E kam ndërmend të shkoj te të gjithë, t’u them punoni se nuk janë senet zi në Kosovë. Ka përparime. Në mujshim mos të gabojmë, se dikur riparimi na kushton më shumë. Këto gjëra e kam ndërmend me ua thënë PDK-së, LDK-së dhe AAK-së”, ka thënë Bala