Home Uncategorized Bob Dole për Thaçin: Nga student i pasionuar në disident, deri në...

Bob Dole për Thaçin: Nga student i pasionuar në disident, deri në Komandant të UÇK-së, ai është një ushtri foshnjë e pasofistikuar





Bob Dole për Thaçin: Nga student i pasionuar në disident, deri në Komandant të UÇK-së, ai është një ushtri foshnje e pasofistikuar.

Rrugëtimi i Thaçit është rrugëtimi i Kosovës. Rrugëtimi i Kosovës ishte mahnitës, dhe një njeri vendimtar për zhvillimin e këtij bastioni të demokracisë në Ballkan është presidenti Hashim Thaçi.

Derisa Lordi Robertson, Ish Sekretar i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar ‎1997-1999 dhe ish Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s Thaçin në këtë libër e përshkruan si një student i pasionuar disident e deri te Komandanti i UÇK-së, Kryeministri dhe Presidenti i shtetit të tij.





“Rrugëtimi i Hashim Thaçit ka qenë i jashtëzakonshme, plot ngjarje, dhe nganjëherë kontrovers. Por, Kosova sot mbetet një temë aktuale dhe kjo histori e sinqertë e një lideri madhështor të një shteti të vogël përplot histori nuk pasqyron vetëm të kaluarën e jashtëzakonshme, por edhe të një të ardhme shpresëdhënëse.”

Edhe ish sekretarja e shtetit amerikan, Madeleine Albright ka folur për Thaçin në këtë libër.

“Kam thënë gjatë Konferencës së Rambujesë së Hashim Thaçi është një politikan i lindur. Angazhimi i tij gjatë dhe gjatë luftës ka forcuar mendimin tim se ai është një politikan i aftë. Kam besim në vizionin e tij – një vizion që i mungonte Kosovës.”





Për rëndësinë e Thaçit në proceset politike për Kosovën, në libër është cituar edhe ambasadori Wolfgang Ischinger.

“Hashim Thaçi shkroi një kapitull të rëndësishëm në historinë bashkëkohore të Evropës përmes dy ngjarjeve kryesore: duke i prirë Kosovës drejt shpalljes së pavarësisë së saj dhe, pesë vjet më pas, drejt marrëveshjes historike mes Serbisë dhe Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve midis dy fqinjëve”

Libri me autor britanik ka zgjuar debat ne Kosovë, derisa pas Londrës dhe Parisit pritet të promovohet edhe në kryeqendra tjera botërore.

Libri tash e disa muaj është vendosur në platformën më të madhe online Amazon dhe mund të blihet edhe nëpër librari të ndryshme në botë. /rtk/