Home Uncategorized Yjet shqiptar që u shuan dhe lanë shumë dhimbje pas

Yjet shqiptar që u shuan dhe lanë shumë dhimbje pas





Vitet e fundit u ndanë nga jeta shumë artist të mëdhenj që kanë kontribuar në artin shqiptar dhe që do të mbesin gjithnjë në kujtimet tona, shkruan “Kosovarja”.

Adem Mikullovci

Në vitin 2020 ndërroj jetë Adem Mikullovci, në moshën 81 vjeçare. Mikullovci la pas vetës një numër të madh rolesh teatrale dhe projekte filmike. Ndryshe aktori me origjinë nga Mitrovica ishte edhe delegat i Kuvendit të Kosovës në kohën e shpalljes së Deklaratës së 2 korrikut, 1990, me të cilën Kosova është definuar si republikë.

Leze Qena





Në mars të vitit 2020 u shua një emër i madh i teatrit dhe filmit, aktorja Leze Qena u nda nga jeta në moshën 85 vjeçare. Ajo do të mbahet mend për shfaqjet e panumërta në teatër dhe rolet e saj shumë të dashura në filmat dhe serialet vendore.

Ismet Peja

Doajeni i muzikës shqipe, Ismet Peja mbylli sytë përgjithmonë në qytetin e Gjakovës. Këngëtari Peja me një karrierë 60 vjeçare, u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare, duke lënë pas vetës një repertoar të bujshëm të këngëve tradicionale shqiptare.

Luran Ahmeti





Aktori shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Luran Ahmeti, pas një beteje me Covid-19 ndërroi jetë më 25 mars 2021, në moshën 46 vjeçare në Klinikën për Sëmundje infektive në Shkup. Vdekja e aktorit të njohur ka tronditur të gjithë shqiptarët, por edhe artistët në Turqi. Ahmeti luajti në një serë filmash në Turqi si ‘Lugina e Ujqërve’ dhe ‘Sulejmani i Madhërishëm’.

Rasim Thaci – CIMA

Humoristi i njohur Rasim Thaqi-Cima, mbetët ndër figurat më të njohura të humorit shqiptar. Cima ishte njëri nga aktorët i cili arriti t’i rezistoj kohës dhe viteve, shkruan “Kosovarja”. Cima ndërroj jetë në moshën 71 vjeçare nga infektimi me Covid-19, pas qëndrimit disa javësh në Qëndren Klinike Universitare në Prishtinë, saktësisht në klinikën e Infektivës.

Ismet Bogujevci

Ismet Bogujevci ishte këngëtar i njohur, i cili identifikohej me muzikën popullore folklorike. Bogujevci ndërroi jetë më 13 maj 2021, në moshën 69-të të vjeçare. Kështu duke lënë pas një karrierë me plot vlera nisur që nga viti 1972-të dhe nuk u shua deri në ditët e fundit të jetës së tij.

Burbuqe Berisha

Lajmi për vdekjen e Burbuqe Berishës erdhi befasi dhe preku të gjithë. Ish-drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Kosovës, Burbuqe Berisha, ka vdekur në vendin e saj të punës, në Ministrinë e Kulturës, shkruan “Kosovarja”. Ajo ka ndërruar jetë në moshën 51 vjecare./Kosovarja/