Home Uncategorized Të famshmet tona me gjoks plastike

Të famshmet tona me gjoks plastike





Jetojmë në kohën kur femrat e ekranit dhe jo vetëm investojnë shumë për të pasur pamjen e ëndërruar. Dikush dëshiron vetulla më të ngritura, hundë më të vogël, të tjera buzë apo mollëza më të fryra.

Por, një nga preferencat më të zakonshme, ama edhe më të kushtueshme, është perfeksionimi i përmasave të gjoksit, shkruan “Kosovarja”.

Roza Lati
Ajo është ndër të paktat që e ka pranuar këtë ndërhyrje. Moderatorja madje postonte disa foto dhe video, bashkë me stafin kirurgjik e të tjera post-operacion.





Dafina Zeqiri
Ajo është përfolur që ta ketë bërë këtë ndërhyrje disa herë për shkak të ‘shkrirjes’ së tij. Këngëtarja ka zgjedhur metodën e zhvendosjes së dhjamit nga një zonë tjetër e trupit në gjoks dhe jo implantimin e silikonit.

Vildane Zeneli
Modelja përveç ndërhyrjeve të tjera në fytyrë, ka bërë edhe gjoksin. Ajo nuk ngurron ta ekspozojë asetin e ri nëpër rrjetet sociale me ndjekësit e saj.

Në fakt këngëtarja e ka bërë këtë ndërhyrje për ta zvogëluar numrin e gjoksit, ndryshe nga vajzat e tjera në këtë listë, për shkak të komplikimeve që kjo po i shkaktonte në shëndet.





Zajmina Vasjari
Ish-Missi shqiptar gjithashtu ka bërë një ndërhyrje për të rritur volumin e gjoksit.

Ana Rustemi
Prezantuesja Ana Rrustemi e ka rritur për disa numra gjoksin e saj, duke e përfituar masën e dëshiruar, shkruan “Kosovarja”. Ajo duket të jetë mjaftë e kënaqur me pamjen e re, ndërkohë qe kjo nuk është ndërhyrja e parë dhe e vetme që ka realizuar ndër vite. /Kosovarja/