Home Uncategorized Nëse e shihni këtë grua, lajmëroni menjëherë Policinë

Nëse e shihni këtë grua, lajmëroni menjëherë Policinë





Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Prizrenit, është në kërkim të të dyshuarës, e cila kërkohet për veprën penale “Falsifikim i parasë”.

Me qëllim të identifikimit të të dyshuarës, Policia kërkon ndihmë nga qytetarët, shkruan Gazeta Sinjali.

Për të mundësuar njohjen më të lehtë dhe përcaktimin e identitetit të saj, Policia me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, ka publikuar fotografinë e saj, si e shpallur në kërkim.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor“, thuhet në kërkesën e Policisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 (pa pagesë).