Home Uncategorized Dua Lipa vë në pah barkun e tonifikuar në pozat atraktive para...

Dua Lipa vë në pah barkun e tonifikuar në pozat atraktive para pasqyrës





Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, është duke marrë disa ditë pushimi nga turneu i saj “Future Nostalgia”, në Evropë.

Ajo është fotografuar nga paparacët në Portofino të Italisë, duke shijuar rrezet e diellit në disa paraqitje me bekine, ku si gjithmonë është komentuar pozitivisht për linjat e saj atraktive në trupit.

Se vazhdon të mbetet në top formë, këtë ajo e bëri të ditur edhe në fotografitë e fundit që ndau me ndjekësit e saj në Instagram.





26-vjeçarja publikoi në llogarinë e saj zyrtare të ndjekur nga mbi 82 milionë ndjekës disa fotografi të realizuara para pasqyrës, ku dukej mjaft joshëse.

Ajo ka vënë në pah barkun e saj të tonifikuar, i cili vjen si rezultat i përkushtimit të saj në ushtrimet e palestrës.

Lipa e filloi turneun “Future Nostalgia” në shkurt në Amerikë, tani po vazhdon në Evropë dhe do ta përmbyllë atë në nëntor, në Perth të Australisë.