Home Uncategorized Sarah Berisha zbulon detaje nga pushimet e para me Dj Pm dhe...

Sarah Berisha zbulon detaje nga pushimet e para me Dj Pm dhe flet për planet për fejesë





Pajtim Krasniqi i njohur me emrin e artit si Dj Pm dhe blogerja Sarah Berisha janë një nga çiftet më të komentuara në mediat sociale, lidhja e tyre nisi para syve të publikut brenda “Big Brother Vip”, megjithatë çifti mundohen të jenë më të rezervuar pas daljes.

Pak javë më parë çifti bënë edhe udhëtimin e tyre të parë jashtë vendit dhe si destinacion zgjodhën Firenzen, në një intervistë të dhënë së fundmi Sarah tha se udhëtimi ka shkuar shumë mirë dhe se janë kënaqur shumë.

“Ishin pushimet tona të para jashtë vendit edhe jemi kënaqur shumë, çdo gjë ishte shumë mire na mbajti koha, ishte hera e parë për mua që shihja Firenzen, ishte hera e parë për mua në stadium, ishim shumë mirë”– tha ajo për “T7.”

Sa i përket pyetjes se kur do të fejohen, blogerja tha se është një temë që nuk e kanë diskutuar dhe as nuk kanë në plan ta diskutojnë për momentin, “Jo nuk e kemi diskutuar, as nuk do ta diskutojmë ende! Ka kohë për këtë pjesë”- tha Sarah./panorama