Home Uncategorized Shqipëria lëkundet nga tërmeti, kjo ishte epiqendra

Shqipëria lëkundet nga tërmeti, kjo ishte epiqendra





Një tërmet është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë.

Sipas IGJEUM, epiqendra e tërmetit ka qenë në Selenicë, ndërsa magnituda ishte 3.3 ballë, kurse thellësia fokale 23 km.

Që nga 24 prilli, në rajon janë shënuar katër tërmete, ku si pasojë e tyre një grua ka humbur jetën në Bosnje dhe Hercegovinë.

Përveç Bosnjes dhe Hercegovinës, termetet tjera janë ndier në Maqedoninë e Veriut më 7 maj, në Greqi më 8 maj dhe në Serbi më 10 maj.