Home Uncategorized 13-vjeçari kuksian: Më mirë të mësoj çiftelinë sesa të rri në telefon

13-vjeçari kuksian: Më mirë të mësoj çiftelinë sesa të rri në telefon





Çiftelia është një instrument me dy tela, por për shumë të apasionuar pas saj kjo vegël muzikore është art i veçantë. Kështu konsiderohet edhe për disa të vegjël nga Kukësi, të cilët janë rritur nën tingujt e muzikës së çiftelisë, ndërsa shprehin dëshirën për ta trashëguar brez pas brezi.

Një ndër artistët e vegjël të Kukësit që kanë pasion çiftelinë është edhe 13 vjeçari Anri Qinami, i cili për herë të parë i ka rënë çiftelisë kur ishte 9 vjeç, teksa për ABC News thotë se është më mirë të mësosh çiftelinë sesa të qëndrosh gjatë gjithë ditës në telefon.

“Unë kam pasion për ti rënë çiftelisë se dhe të parët e fisit tim I kanë rënë. Po I kushton shumë vëmendje nuk është e vështirë ta mësosh. Është më mirë të hyjsh në kurs se të rimë me telefon”, thotë Anri.