Home Uncategorized Të famshmeve tona që kunatat ju bënë si motra

Të famshmeve tona që kunatat ju bënë si motra





Jeta private e VIP-ave ka patur e vazhdon të ketë gjithmonë interes prandaj ata janë edhe shumë të komentuar në media e rrjete sociale.

Kur bëhet fjalë për jetën private, nuk komentohet vetëm marrëdhënia e çiftit, por edhe marrëdhënia me vjehrrën, kunatën e njerëzit e afërt, disa nga VIP-at shqiptarë na kanë treguar se kanë marrëdhënie shumë të mirë me kunatën dhe “revistawho.com” jua sjell në vazhdim.

Çiljeta, këngëtarja shumë e dashur për publikun e ka vërtetuar që shkon shumë mirë me kunatën e madje janë shoqe, këngëtarja ka publikuar shpesh foto me Nikin duke e quajtur kunata më e bukur në botë.





Xhensila Myrtezaj dhe Ana Kallaku janë përveçse kunata, edhe mikesha shumë të mira, kjo shihet nga fotot që postojnë në shoqërinë e njëra-tjetrës e nuk kanë munguar komplimentat për to.

Elita Rudi gjithashtu ka një marrëdhënie shumë të mirë me kunatën e saj, Blerina Bokshin e cila është e dashura e vëllait të Gjikos, Elita dhe Blerina madje i kanë kaluar pushimet së bashku.





Edhe Eni Koçi është mikeshë me kunatën e saj, këngëtarja vitin e kaluar postoi foto e video nga festa e beqarisë së Norës e cila u martua me vëllain e Gencit, “Kunata ime”-shkruante Eni duke i dhuruar një puthje Norës.