Home Uncategorized Nga emri i partneres te planet e dasmës, Robert Berisha në një...

Nga emri i partneres te planet e dasmës, Robert Berisha në një lidhje të re dashurie





Robert Berisha ishte i ftuar në “Pardon my French” në Top Albania Radio, ku zbuloi të pathënat e jetës private. Roberti zbuloi se ka nisur një lidhje të re dashurie pas ndarjes nga Nora Istrefi.

Partnerja e tij quhet Laureta dhe këngëtari tregoi se ndihet shumë i lumtur pranë saj.

“Pas një pauze shumë të gjatë, 4 vite ku i kam kushtuar shumë kohë gocës, Renee-së dhe me angazhimet e mia, po ‘robi plaket kur do vetë’. Tani jam shumë i lumtur”, tha ai, duke shtuar se nuk do të këtë dasmë.

“Jo, dasmë nuk do ketë. Është një harxhim që nuk ia vlen. Me ato lekë i kisha bërë dy muaj pushime. Nëse ajo (partnerja) më beson që me ato lekë do kalojë më bukur se në dasmë”, u shpreh Roberti.