Home Uncategorized Arrestohet burri që u martua me 13-vjeçaren nga Mitrovica: Familja e vajzës...

Arrestohet burri që u martua me 13-vjeçaren nga Mitrovica: Familja e vajzës e kuptoi pas dy javësh





Një 13-vjeçare u bë e gjallë dy javë pasi është zhdukur nga shtëpia e saj në Mitrovicë. Gazeta Sinjali raportoi dje se familja e të miturës që nuk kishte asnjë informacion për fatin e të bijës e ka kuptuar tek para dy ditësh se ajo ishte martuar në Gllogjan të Pejë me një 21-vjeçar. Rasti u denoncua në Polici nga babai i vajzës, teksa i dyshuari u shoqërua në stacion policor.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë njoftuar se pas intervistimit të të dyshuarit, prokurori i shtetit ka lëshuar vendim për ndalimin e tij, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

21-vjeçari B.B., dyshohet se ka kryer veprën penale “bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16-vjeçare”.





Sinjali mëson se ai u denoncua në Polici nga babai i vajzës 13-vjeçare, i cili ka deklaruar se është njoftuar nga familja ku ka shkuar vajza, se ajo gjendet aty.

Njësia e Hetimeve ka ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme dhe ka shoqëruar dy palët në stacionin policor në Mitrovicë, ku janë kryer procedurat e nevojshme.

Kujtojmë se nuk janë të rralla rastet kur vajzat e mitura bashkëjetojnë apo martohen qoftë me të mitur, apo edhe me persona të moshës madhore.