Home Uncategorized Gjarpëri më helmues në Europë shfaqet në një veturë në Podujevë

Gjarpëri më helmues në Europë shfaqet në një veturë në Podujevë





Një gjarpër i llojit Vipera amodytes apo në shqip Nepërka hel.mue se, është shfaqur gjatë ditës së sotme në veturën e një banori të Podujevës.

Në pamjet e siguruara nga Llapi.info, nëpërka helmuese, shihet në motorin e veturës së banorit nga Podujeva.

Kjo ka shkaktuar frikë të madhe tek pronari i veturës.





Për këtë lloj të gjarprit dhe rrezikshmërinë nga ai, ditë më parë ka shkruar edhe fotografi i njohur Arian Mavriqi.

Ai kishte hasur në këtë lloj të gjarprit në fshatin Keçekollë të Prishtinës.

Madje, ai kishte porositur që të kenë kujdes të gjithë qytetarët nga ky lloj i gjarprit.

Shkrimi i plotë nga Arian Mavriqi:





Të dashtun! Kështu duket Gjarpëri me he lm.ues në Evropë (Vipera amodytes) apo Nepërka hel.mu ese! Duke e ditë se kanë filluar ditë të nxehta, ato paraqiten edhe tek ne dhe kujdes sepse edhe kamufllimin thuajse e kane perfekt!
Ila boni kujdes! Mirëmbetshi.

Fotografitë i kam realizuar ne Keqekollë, Komuna e Prishtinës.
Btë: Me shpernda kete postim veq hajr boni.