Home Uncategorized Besimtarët i dhurojnë imamit një Audi A6

Besimtarët i dhurojnë imamit një Audi A6





Në ditën e Bajramit, një grup myslimanësh nga qyteti spanjoll Lleida i dhuruan Imamit të tyre një makinë luksoze Audi-6 si dhuratë për përpjekjet e tij gjatë muajit të agjërimit.

Osama Bounasab, Imami i Xhamisë Al-Rahmah në Tarka, mori një dhuratë surprizë në ditën e Bajramit. Adhuruesit e xhamisë së tij i sollën një Audi A6 fringo të re për të nderuar përpjekjet e tij gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Imam Bounasab ka shprehur mirënjohjen për këtë gjest në faqen e tij në Facebook.





“Sot ishte një gëzim i madh, pasi grupi i bekuar i xhamisë Tarka më befasoi me një dhuratë të shtrenjtë, elegante dhe të bekuar: Një makinë të klasit të lartë, lavdërimi i qoftë Zotit,”-tha Imami.

“Gëzimi im u rrit nga dashuria e këtyre besimtarëve bujarë dhe ata po më rrethojnë me lutjet e tyre, me zemërgjerësinë e tyre dhe me mirësinë e zemrave të tyre. Lutem për shëndetin dhe mirëqenien e tyre dhe Zoti i bëftë të drejtë djemtë dhe vajzat e tyre”, përfundoi ai.

Anëtarët e komunitetit të Magrebit në Tarka, Spanjë, thanë se nisma për t’i dhuruar Imamit të xhamisë erdhi si befasi për të shprehur mirënjohjen ndaj predikuesit. Adhuruesit e panë këtë si një mënyrë të re për të treguar vlerësimin e tyre për Imamin.