Home Uncategorized Nuk do ta besoni, në këtë moshë Bora u bë nënë për...

Nuk do ta besoni, në këtë moshë Bora u bë nënë për herë të parë





Ajo është njëra nga personazhet më të përfolura aktualisht, prezantuesja Bora Zemani ka treguar në spektaklin “Në Kurthin e Piter Pan”, frikën më të madhe që kishte kur ishte shtatzënë.

Ajo u shpreh se kishte frikë nëse do i kthehej apo jo jetës normale, pasi të lindte djalin e saj, mgjithatë, siç pohon edhe vetë, çdo frikë u shua në momentin që ajo mbajti për herë të parë në krahë të birin.

Alketa Vejsiu: Si ka qenë shtatzënia për ty?

Bora Zemani: Shumë e bukur në fakt, unë e kam përjetuar shumë bukur, një frikë kam patur, sepse unë jam bërë mami shumë e re.

22-vjeçe isha shtatzënë dhe e vetmja frikë që mund të them se kisha ishte fakti që ndoshta nuk do t’i kthehesha më si më parë rutinës time, sepse vëmendja ime do të ishte absolutisht tek djali.