Home Uncategorized Liridon Krasniqi fejohet me bukuroshen Pejane

Liridon Krasniqi fejohet me bukuroshen Pejane





Ka tash e sa kohë që përflitet për një lidhje mes futbollistit shqiptar Liridon Krasniqi dhe një bukurosheje nga Peja.

Megjithatë deri më tani një konfirmim nga vet dyshja në lidhje me këtë çështje nuk ka pasur.

Por aludimet morën fund mbrëmjen e së shtunës, kur vet Krasniqi publikoi fotografinë përkrah vajzës që ia ka rrëmbyer zemrën.

Bukuroshja Agonita, prejardhja e së cilës është nga Peja, duket mjaft e lumtur teksa pozon në krahët e të dashurit të saj të ri, duke konfirmuar kështu fejesën.

“Të dua”, ka qenë mbishkrimin që ka shoqëruar fotografinë e çiftit, e që është pasuar me pëlqime dhe komente të shumta nga ana e ndjekësve.