Home Uncategorized Gjoshi i përgjigjet Haki Abazit: Kur flitet për histori do ta gjeni...

Gjoshi i përgjigjet Haki Abazit: Kur flitet për histori do ta gjeni Thaçin aty, jo ty e Albin Kurtin





Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka reaguar ndaj deputetit të VV-së, Haki Abazi, duke thënë se ky i fundit dhe shefi i tij politik, Albin Kurti duan ta fshijnë pjesën e ndritur të kombit, luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Gjoshi ka shtuar se kur flitet për historinë e shqiptarëve, sipas Gjoshit, askund nuk gjendet Abazi e as Albin Kurti, ndërsa Hashim Thaçi me shokë, po, shkruan lajmi.net.

“Edhe Haki Abazit, por edhe shefit të tij, Albin Kurtit, iu dhemb fakti se kurdo që të flisni për shqiptarët dhe historinë e tyre, aty do ta gjeni edhe Hashim Thaçin me shokë në shërbim të kombit.





E di se keni dëshirë të zjarrtë ta fshini pjesën e ndritur të kombit, Luftën e UÇK-së, por nuk do t’ia arrini. E kur do të flitet për historinë e shqiptarëve, askund nuk do t’i gjeni Haki Abazin e Albin Kurtin me shokë si ta”, ka thënë ai.

Reagimi Gjoshit:

Haki Abazi, ky vizitor i arkivave të Ushtrisë Kriminale të Serbisë dhe dorë e djathtë e Albin Kurtit, paska deklaruar me përçmim se Kurti mund të flasë më shumë për shqiptarët sesa Hashim Thaçi.





Edhe Haki Abazit, por edhe shefit të tij, Albin Kurtit, iu dhemb fakti se kurdo që të flisni për shqiptarët dhe historinë e tyre, aty do ta gjeni edhe Hashim Thaçin me shokë në shërbim të kombit. E di se keni dëshirë të zjarrtë ta fshini pjesën e ndritur të kombit, Luftën e UÇK-së, por nuk do t’ia arrini.

E kur do të flitet për historinë e shqiptarëve, askund nuk do t’i gjeni Haki Abazin e Albin Kurtin me shokë si ta.

Kaq për sot për Haki Abazin që e ka zyrën në Bellgrejd!