Home Uncategorized Tërheqja e kursimeve nga Trusti, vjen lajmi i keq për qytetarët

Tërheqja e kursimeve nga Trusti, vjen lajmi i keq për qytetarët





Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut Massimiliano Paolucci, ka thënë se Kosova do ta ketë një rritje të ngadaltë ekonomike gjatë vitit 2022.

Paolucci tha se gjatë këtij viti rritja do të jetë midis 3 dhe 4 për qind.

Ai tha se Kosova duhet të jetë e kujdesshme ndaj politikave që mund të kenë kosto të larta fiskale afatgjata siç janë tërheqjet e diskutuara nga Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës dhe riimbursimi i detyrueshëm i tyre nga qeveria.





“Në këtë kontekst të pasigurt, rreziqet për perspektivën afatshkurtër janë të larta. Rritja në vitin 2022 pritet të ngadalësohet, por megjithatë të mbetet pozitive, midis 3 dhe 4 për qind, me supozimin se çmimet do të normalizohen gjatë gjysmës së dytë të vitit, nxitur nga investimet private në vazhdim e sipër dhe nga përshpejtimi i investimeve publike dhe konsumit.

Megjithatë një ndikim i zgjatur i pasigurive më të reja globale mund të përkeqësojë më tej perspektivën ekonomike, dhe brishtësitë strukturore të Kosovës, siç janë kapacitetet e vjetëruara të prodhimit të energjisë, shtojnë më tej pasigurinë”.

“Kosova duhet të jetë e kujdesshme ndaj politikave që mund të kenë kosto të larta fiskale afatgjata siç janë tërheqjet e diskutuara nga Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës dhe riimbursimi i detyrueshëm i tyre nga qeveria, si dhe duhet të ruajë hapësirën fiskale për t’iu përgjigjur mjedisit shpejtë të ndryshueshëm.





Në planin afat-mesëm, ekziston një nevojë urgjente për të trajtuar kufizimet që ekzistojnë ndaj rritjes ekonomike me produktivitet më të lartë, si dhe për të investuar në kapitalin njerëzor në mënyrë që Kosova të shfrytëzojë avantazhin e popullsisë së re për të zhbllokuar potencialin për rritje më të lartë ekonomike”.