Home Uncategorized Kjo është shuma marramendëse që paguan një VIP për një ftesë në...

Kjo është shuma marramendëse që paguan një VIP për një ftesë në MET Gala





Kim Kardashian, Vannesa Hudgens e Cardi B, ishin padyshim mbretëreshat e mbrëmjes në MET Gala, qe konsiderohet festa me e madhe e vitit dhe nata me e bukur e modës dhe fantazisë.

Përveçse një event që zyrtarisht ndihmon në mbledhjen e parave në Muzeun Metropolitan të Artit të Kostumeve në Nju Jork.

Meqenëse është eventi që bën bashkë mbi tapetin e kuq yjet e showbizit njësoj si në Çmimet Oskar, Kana apo MTV Music Awards, edhe ne MET Gala një biletë kushton, aq më tepër kur paratë shkojnë për bamirësi.

Këtë vit tema ishte: “Në Amerike, një antologji e modës” që përfaqësonte një mundësi për personazhet që eksploronin modën e “moshës së praruar” në periudhën e industrializimit të shpejtë”, për të siguruar një ftesë në event, një VIP paguan nga 35 deri në 200 mije dollarë.