Home Uncategorized “Gratë veç, e burrat veç”, hoxhë Shefqet Krasniqi po organizon dasmë të...

“Gratë veç, e burrat veç”, hoxhë Shefqet Krasniqi po organizon dasmë të madhe për djalin





Një nga djemtë e hoxhë Shefqet Krasniqit, Jaseri, do të martohet këtë fundjavë, katër vite pasi ai kurorëzoi lidhjen e tij me fejesë.

7 maji (e shtunë) do të jetë data kur çifti do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë në një nga restorantet më luksoze të Prishtinës.

Familjarë të hoxhë Shefqet Krasniqit bëjnë të ditur se kjo dasmë do të jetë ndryshe nga dasmat që zakonisht mbahen e organizohen.

“Dasma do të jetë ndryshe, siç është me fe, ku gratë do të jenë në një restorant veçmas, dhe burrat në vend tjetër, duke qenë se nuk lejohet të jenë bashkë, por që dhëndri do ta shoqërojë nusen deri te salla ku janë mbledhur gratë”, thotë ky burim i afërt me familjen.





Por, nuk mjafton vetëm kjo, edhe shërbimi tek restoranti ku do jenë gratë e ftuara të kësaj dasme, do të kryhet po nga shërbyese gra.

“Edhe personat që do u shërbejnë të ftuarave, do të jenë patjetër gra, pasi nuk lejohet ndryshe me fe“, shtoi tutje ky burim.

“Për dasma, menyja jonë fillon nga 29 në 45 euro“, tha njëri nga përgjegjësit e këtij restoranti.

Por, a ndalohet me fe shpenzimi i tepërt për të tilla raste?





Reporterigjatë ditës së sotme ka provuar të kontaktojë edhe vetë hoxhë Shefqet Krasniqin, për ta pyetur në lidhje me këtë traditë në islam, si dhe këto shpenzime, por i njëjti ka qenë i paqasshëm.