Home Uncategorized Arilena Ara flet për herë të parë për partnerin: Kur e takova...

Arilena Ara flet për herë të parë për partnerin: Kur e takova herën e parë…





Përpos anës profesionale Arilena Ara ka rrëfyer në “A Live Night” edhe për jetën e saj sentimentale.

Ajo tha se të dashurin e saj, menaxherin Popi Kola e ka takuar në audicione dhe që në momentin e parë e ka kuptuar që ishte një person që duhet ta kishte gjithë jetën pranë prandaj i kishte kërkuar atij ta marrë në menaxhim.

“Popi është bekimi më i madh që më ka ardhur në jetë pas humbjes së babait tim, ka qenë audicioni i produksionit, ishim 2 mijë kokurrentë që prisnim dhe ai merrej me të gjithë konkurentët, unë dola një moment dhe kishim një kontakt me sy, ai më puthi në ballë dhe më tha kinge.

Unë e përqafova me një mall sikur kisha një jetë që e njihja, ai ka qenë momenti që unë thashë ai njeri nuk do dalë nga jeta ime, i thashë ti do më marrësh në menaxhim, unë mora ca gjëra nga ai që i kisha në gjak thjesht nuk i kisha ushtruar, më ka lënë liri në çdo gjë që bëj, të gjej veten në çdo lloj forme të mundshme” tha ajo./xing/