Home Uncategorized Mërgimtari dënohet mijëra euro, mori me vete suxhuk dhe djathë

Mërgimtari dënohet mijëra euro, mori me vete suxhuk dhe djathë





Dëshira e mërgimtarëve tanë për të transportuar produkte vendore në vendet ku ata kanë emigruar, ka qenë e kahmotshme dhe si duket nuk do të ndalet ndonjëherë pavarësisht faturave që ata paguajnë në disa raste.

Një mërgimtar nga qyteti i Prizrenit i cili ishte nisur drejt Gjermanisë, ka rrëfyer përvojen e tij jo aq të këndshme që i ka ndodhur në kufi me Kroacinë.

I njëjti person ka marrur me vete suxhuk e djathë, me ç’rast është dënuar 1680 euro.

Pas kësaj gjobe, mërgimtari nga Prizreni iu ka apeluar të tjerëve që të mos bartin me vete produkte ushqimore në mjetet e tyre, ngase mund të dënohen.

“I kisha lut edhe tjerët, mos të gabojnë me marrë se shumë dënime ekstreme”, tha Krasniqi për Televizionin e Prizrenit.