Home Uncategorized Bleona Qerreti: ”E dua Shqiperinë por besnikëria ime i perket vendit tim...

Bleona Qerreti: ”E dua Shqiperinë por besnikëria ime i perket vendit tim SHBA-ve!





Ditën e sotme u përmend emri i këngëtares Bleona Qerreti si kandidate për anëtare të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike për kuvendin që do mbahet ditën e nesërme.

Ajo ka reaguar ndaj këtyre lajmeve në profilin e saj Instagram ku mohon kategorikisht kandidimin për këtë post dhe ka shtuar se do ta bëntë këtë gjë vetëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ndërsa kam lindur në Shqipëri jam një qytetare amerikane, e dua Shqipërinë por besnikëria ime është ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës – vendit tim!!

Nëse ndonjëherë do të punoja për një qeveri, do të punoja vetëm për qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës!