Home Uncategorized Profesor Pllana: Na ka mallkuar gjaku i dëshmorëve, i fëmijëve tanë. Ja...

Profesor Pllana: Na ka mallkuar gjaku i dëshmorëve, i fëmijëve tanë. Ja pse





Autori i librit “Terr.ori i Serbisë Pushtuese mbi shqiptarët 1844 – 1999”, profesori Nusret Pllana, ka thënë se është absurde se si edhe 23 vite pas përfundimit të luf.tës në Kosovë ende nuk është bërë asnjë film dokumentar, apo dokumentar-artistik për komandantin legjendar Adem Jashari.

Pllana tha se “bota e di se komandanti Adem Jashari është një lu.ft/ëtar, një hero sui generis në historinë botërore”.

“Nuk njihet në historinë botërore një rezistencë e tillë, që një njeri, një familje të viktimizohet. Të vr.i/tet vet i 59-ti komandanti legjendar dhe sot e 23 vite të mos bëhet asnjë film dokumentar, ose dokumentar-artistik.

Është dashtë shumë të bëhen, sepse Serbia fashiste jep miliona për të bërë filma dhe për të improvizuar kr.im/e, gjoja se ne i kemi v.r.ë serbët. Kanë bërë film dokumentar edhe për masakrën e Reçakut… Ne shqiptarët vazhdojmë ende të flejmë”, ka thënë Pllana, në ATV.





Ai akuzoi Akademinë e Arteve dhe Shkencave të Kosovës dhe atë të Shqipërisë, duke thënë se tash e 23 vjet asnjë rresht nuk e kanë shkruar për gjen,oc.idin serb mbi shqiptarët.

“Kjo është një papërgjegjësi absolute historike e tyre. Marrin rroga të majme dhe nuk kanë bërë asgjë. Papërgjegjësinë tonë nuk mund t’ia hedhim askujt”, tha ai.

Pllana thotë se libri i tij “Te.rro/ri i Serbisë Pushtuese mbi shqiptarët 1844 – 1999”ka depërtuar nëpër biblioteka të njohura botërore, kurse ky libër nuk është futur në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Pllana thotë se gjatë lu.ft/ës së fundit në Kosovë janë v./rë 1382 fëmijë dhe rrallë kush dhe hiq nuk përmenden.

“Ende një obelisk, një shtatore nuk ua kemi ngrit si shtet. Do të thotë na ka mallkue gja.k/u i fëmijëve tanë. Nuk po na lë të ecim përpara, sepse e kemi shkelur me dy këmbët. Vetëm në periudhën 1981-1999 Serbia pushtuese na i ka v.a 40 fëmijë dhe askund nuk përmenden”, tha ai.