Home Uncategorized Flori Mumajesi i lidhur me Kejsi Tolën?

Flori Mumajesi i lidhur me Kejsi Tolën?





Këngëtari Flori Mumajesi merr vëmendje për shkak të lidhjeve të dashurisë ndër vite dhe komentohet gjithmonë për marrëdhëniet me vajzat e njohura të ekranit dhe showbizit shqiptar.

Së fundmi, Flori ka publikuar në Instastory një video ku thuhet: “Të gjitha këngët kanë jetë të Florit brenda”, duket se kishte një qëllim për postimin e tij aspak të rastësishëm.

Fiks mbas këtij postimi në Instagram, ai ka publikuar këngën që ka shkruar për Kejsi Tolën në “Kënga Magjike 2018”, e cila titullohet “Më ke mua.”

Kaq mjaftoi që të rikthehen zërat se dyshja janë në një lidhje, pasi kjo këngë është një dedikim romantik dashurie, raporton ABC News, pasi Flori ka konfirmuar se të gjitha tekstet që shkruan kanë kuptim pasi i lidh me përvoja personale nga jeta e tij.