Home Uncategorized Modelja ruse nuk e harron dot Don Xhonin

Modelja ruse nuk e harron dot Don Xhonin





Nuk ka shumë ditë që Don Xhoni dhe modelja ruse konfirmuan se lidhja e tyre ka marrë fund. Deklaratat drejtuar njëri-tjetrit ishin të shumta, ku Ariana tregoi se Don Xhoni nuk e po e linte rahat duke i shkruar ani pse ajo e bllokonte.

Edhe Don Xhoni i kishte kërkuar modeles që të mos bëjë drama në rrjetet sociale. Por pas këtyre deklaratave, veprimi i fundit i Ariana Lireyt ka habitur të gjithë.

Ajo ka rikthyer foton me Don Xhoni në profilin e saj në instagram. A është kjo një shenjë se janë pajtuar apo? Don Xhoni ende s’ka reaguar, reperi me anë të një instasory ka treguar se ndodhet në Gjermani.






Pak ditë pasi konfirmoi ndarjen nga Don Xhoni, modelja ruse Ariana Lirey ka përfunduar në spital. Nuk dihet gjendja shëndetësore e modeles pasi ajo ka postuar vetëm një fotografi duke marrë serum në spital.

Modelja konfirmoi ndarjen përmes një postimi në rrjete sociale.Modelja shkruante mes të tjerash “Përkushtimi që unë ta dhashë ty nuk krahasohet as me qentë më besnik.

Tani mund të jesh krenarë për veten tënde”.Don Xhoni reagoi duke thënë se gjithçka mes tyre kishte marrë fund ndërsa kërkonte që të mos bënte rolin e viktimës, pas disa postimeve te saja ne rrjetet sociale.





I menjëhershëm ishte dhe reagimi i modeles, e cila theksonte se shumë shpejt do t’i dalë fytyra e vërtetë. “Ti je mësuar që të jesh i admiruar nga të gjithë, andaj qëndro me këtë. Ti bën muzikë të mirë, por do të hiqet maska e djalit të mirë.”, shkruante ajo