Home Uncategorized Lideri çeçen nxjerr një nga 12 fëmijët e tij në luftën kundër...

Lideri çeçen nxjerr një nga 12 fëmijët e tij në luftën kundër Ukrainës





Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov, i cili po qëndron krah presidentit rus, Vladimir Putin në pushtimin kundër Ukrainë, raportohet se ka nxjerrë në luftë edhe një nga 12 fëmijët e tij.

Adami, djali i tij 14-vjeçar raportohet se i është bashkuar ushtarëve rusë për t’i dalë në ndihmë në rrethimin e Mariupolit.

Kadyrov tha se donte që djali i tij ‘të mësonte nga dora e parë për sukseset dhe nevojat e bashkëluftëtarëve tanë’.

Fëmija i veshur me veshje ushtarake shfaqet me babain e tij duke mësuar nga çfarë ndodh rreth e rrotull.

Kadyrov u pa teksa e ka prezantuar djalin me gjeneralin e ushtrisë ruse, duke thënë: “Ja ku është Adami im”.