Home Uncategorized Tani po dalin kundër, por këta zyrtarë të VV-së e kishin tërhequr...

Tani po dalin kundër, por këta zyrtarë të VV-së e kishin tërhequr vet 10 përqindëshin e Trustit





Edhe atëherë kur u propozua tërheqja e 10 për qind të kursimeve pensionale nga Trusti, edhe tani kur është propozuar 30 për qindëshi, Lëvizja Vetëvendosje ishte kundër. Megjithatë, kur u mundësua një gjë e tillë, disa nga zyrtarët e partisë në pushtet kishin tërhequr mjetet e tyre.

Në vitin 2020, kontributpaguesit patën mundësinë të tërheqin 10 për qind të shumës së siguruar nga kursimet pensionale, të fituar gjatë kohës sa kanë punuar.

Në mesin e tyre kishte edhe politikanë. Nga gjithsej 30 politikanë sa kishin shfrytëzuar mundësinë për tërheqjen e mjeteve, pesë ishin të VV-së.





Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Adnan Rrustemi, Arjeta Rexhepi dhe Visar Korenica janë zyrtarët e partisë në pushtet të cilët kanë deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit tërheqjen e mjeteve të kursimeve pensionale nga Trusti.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se ka tërhequr 2 mijë e 390 euro kursime, ndërsa Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka marrë 2 mijë e 658 euro nga Trusti.

Albulena Haxhiu





Liburn Aliu

Deputeti Adnan Rrustemi ka deklaruar se ka tërhequr 2 mijë e 84 euro. Bashkëpartiakja e tij, Arjeta Rexhepi ka thënë se ka tërhequr 1 mijë e 200 euro, derisa Visar Korenica ka marrë 1 mijë e 762 euro.

Adnan Rrustemi

Arjeta Rexhepi

Visar Korenica

Ndryshe, nga Trusti ishin tërhequr afro 200 milionë euro nga mbi 420 mijë kontributpagues.

Tërheqja ishte bërë pas miratimit të Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike./Lajmi.net/