Home Uncategorized Zbulohet emri i punëtorit të HIB Petrol që u arrestua mbrëmë, dyshohet...

Zbulohet emri i punëtorit të HIB Petrol që u arrestua mbrëmë, dyshohet për shmangie tatimore me mijëra euro





Mbrëmë Dogana e Kosovës ka zbarkuar në korporatën e HIB Petrol, e cila dyshohet se ka kryer aktivitet në kundërshtim me ligjin.

Në këtë aksion të zhvilluar së bashku me Policinë e Kosovës u arrestua edhe një zyrtar i kësaj kompanie.

Gazeta Sinjali ka mësuar se bëhet fjalë për Fatbardh Xhaferin.





Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Për çfarë dyshohet ai?

Xhaferi dyshohet se ka keqpërdorur autorizimet që i janë dhënë.

Sipas dyshimeve fillestare, ai dyshohet se ka bërë bërë shmangie të obligimeve tatimore me qindra mijëra euro.

E këtë shmangie dyshohet se e ka bërë përmes derivateve të naftës të parapara për nevojat e ambasadave, të cilat janë të liruara nga akciza.





Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.