Home Uncategorized Ushtari i UÇK-së: I thash Kadriut, gjeje një vajzë dhe krijo familje,...

Ushtari i UÇK-së: I thash Kadriut, gjeje një vajzë dhe krijo familje, më tha më pështyjë nëse martohem pa u çlirue Kosova





Dje, veprimtari politik dhe ish i burgosuri politik z. Haki Morina kishte publikuar një shkrim ku tregohej për veprimtarinë ushtarake dhe politike të njërit nga themeluesit e UÇK-së z. Kadri Veseli. Ai tregoi për njohjen e tij me të, aksionet guerile të pas vitit 1990-të e angazhimit e tjera.

Në atë shkrim, është inkuadruar edhe ish ushtari i UÇK-së i cili ishte edhe anëtar i SHISH-it të Shqipërisë z. Vexhi Halili.

Ai ka treguar një histori interesante duke treguar se si Kadri Veseli kishte refuzuar të martohej para çlirimit të Kosovës.

Ja shkrimi i tij i plotë:





“… do të ndaja këtu në murin tuaj të fb vetëm një sekuencë që ka të të bëjë me idealizmin e Kadri Veselit. Mbasi mbarova studimet (isha një vit para K.V) në një ndejë ndarje i thash “Meqenëse tashmë nuk mund të kthehesh në Mitrovicë….. gjeje një vajzë nga Tirana dhe krijo familjen tënde. Ai më tha “Dëgjo Vexhi Halili…

më duket se nuk më paske njohur, nëse merr vesh se Kadri Veseli martohet pa u çlirue Kosova do të më pështyshë në fytyrë kudo që më sheh. U befasova…! Atëherë diskutonim për opsionin Republikë… por për çlirim dhe pavarësi ishte utopi. Dhe e mbajti fjalën, krijoi familjen pas çlirimit“.