Home Uncategorized Motra ia nxjerr një ‘sekret’ Atdheut, ky është reagimi i tij

Motra ia nxjerr një ‘sekret’ Atdheut, ky është reagimi i tij





Atdhe Xheravina është shumë i komentuar sa i përket stilit të tij, para disa ditësh Atdheu i ka prerë flokët për tu sensibilizuar me gratë e prekura me kancer.

Ndërsa dje Atdheu ka qenë i ftuar në Ftesë në 5 në “Top Channel” , ku ka folur për kauzën që ndërmori me prerjen e flokëve, por sigurisht biseda nuk ka ngelur me kaq dhe ai ka marrë një letër nga e motra, ku veç se shprehej krenare për të, ka treguar edhe për vajzat që i pëlqejnë Atdheut.

“Janë shumë që e adhurojnë atë, por mesa sa di unë Atdheu ka merak brunet, vajzat e qeshura me flokë të gjata, shpirtin ta kenë të bukur, pse jo dhe pamjen fizike, do ishin një dyshe e përkryer, dy brunë si çift, por ai e di më mirë! motra vetëm më të mirën i uron, duaj! adhuro! aos lëndo! femra ideale do jetë e lumtur me të!”– ka përfunduar ajo.

Por pas kësaj Atdheu u emocionua dhe tregoi se motra e ka rritur atë. /Lajmi.net/