Home Uncategorized Kënga mori miliona klikime, Donaldi i kërkon paratë Yll Limanit: Je në...

Kënga mori miliona klikime, Donaldi i kërkon paratë Yll Limanit: Je në borxh





Bashkëpunimi i Yll Limanit dhe Dj Pm dhe Dj Dagzit e titulluar “Besom” u kthye në një nga këngët më të dëgjuara pasi djemtë e bënë virale në kohën kur ishin pjesë e shtëpisë së “BBV”.

Kjo këngë u këndua nga Donaldi dhe Dj Pm, dhe u shëndrrua edhe një herë në hit për të gjithë fansat e dyshes.

Teksa ndodhet në Prishtinë, mbrëmjen e kaluar Donaldi e ka takuar edhe Yll Limanin.





Ai ka publikuar në Instastory një video ku i thotë këngëtarit se tashmë kënga e tij ka arritur shifrën e tetë milionë klikimeve.

“Kënga ka patur 500 mijë klikime, por kur e këndove ti shkoj në tetë milionë, kështu që do të të jap parat”, ka thënë Ylli me të qeshura.

Pas asaj, nën humor Donaldi i ka thënë se tashmë është në borxh dhe se duhet ta paguajë atë./Lajmi/

Shiko videon: