Home Uncategorized 100 mijë euro për asfaltimin e rrugës që nuk të dërgon askund

100 mijë euro për asfaltimin e rrugës që nuk të dërgon askund





Qytetarët e qytetit Piatra Neamt të Rumanisë janë vënë në lajthitje nga një rrugë e re, e cila nuk të dërgon askund.

Rruga 200 metra e gjatë, e cila ka kushtuar 100 mijë euro, përfundon në fushë.

Kryetari i Piatra Neamtit ka thënë se kjo rrugë është pjesë e planit të modernizimit të kësaj zone, transmeton InfoKosova.

Ka pasur protesta të shumta në këtë shtet për mungesë të autostradave e infrastrukturës.





Gjatë marsit të këtij viti, trafiku në Bukuresht ishte bllokuar pasi shumë shoferë fikën veturat e tyre për 15 minuta për tu bashkuar në protestën e quajtur “Romania dëshiron autostrada #sieu [#metoo]”.

Kjo kampanjë ishte iniciuar nga biznesmeni Stefan Mandacho, i cili kishte mobilizuar një grup prej 17 burrash për të ndërtuar një metër autostradë në qytetin e Suceava për një ditë./InfoKosova/

Shiko Videon: