Home Uncategorized Arbër Rexhaj, VV: Nuk e kemi shkopin magjik që për 10 muaj...

Arbër Rexhaj, VV: Nuk e kemi shkopin magjik që për 10 muaj t’i përmbushim të gjitha premtimet





Deputeti i Vetëvendosjes (VV), Arbër Rexhaj ka thënë se Qeveria Kurti dhe partia e këtij të fundit, nuk e kanë shkopin magjik që për 10 muaj t’i përmbushin të gjitha premtimet, shkruan Gazeta Metro.

Sipas Rexhaj LVV dëshiron një ndryshim rrënjësorë të vendit dhe sipas tij nuk mjaftojnë 10 muaj për t’u arritur një gjë e tillë.

Ai në RTV Dukagjin ka thënë se kjo qeveri ka punuar ndershëm dhe nuk ka skandale korrupsioni në këtë periudhë.

“Premtimin për vaksinat e kemi realizuar qysh në vitin e parë të qeverisjes. Të gjitha ato që i kemi premtuar po shkojmë duke i kryer. Por ne kemi vetëm dhjetë muaj dhe nuk e kemi shkopin magjikë për të përmbushur të gjitha përgjegjësitë që duhet të përmbushen brenda një mandati të plotë”, tha Rexhaj.





Deputeti i LVV-së thotë se në vazhdën e realizimit të premtimeve është nënshkruar një marrëveshje me IFC-në për ndërtimin e 4000 banesave kolektive që ofrojnë banim të përballueshëm.

Rexhaj thotë se LVV për herë të parë do të vendos një standard ku pasuria e paligjshme do të konfiskohet nga shteti.

Deputeti i LVV-së thotë se ministrat e kësaj qeverie kanë dërguar në prokurori kallëzime penale për keqpërdorimet që janë bërë në të kaluarën.