Home Uncategorized Fisnik Syla ndërron fjalët, kjo është e vërteta e udhëtimit të çiftit

Fisnik Syla ndërron fjalët, kjo është e vërteta e udhëtimit të çiftit





Të shtunën e 17 prillit 2021, në ora 04:20 të mëngjesit, Fisnik Syla, i shoqëruar nga ish-bashkëshortja e tij Fjolla Morina, u nis nga Dubai për në ishujt Maldive pasi prenotuan një udhëtim një ditë më parë, të premten në mbrëmje, nga agjencia turistike As Travel.

Në ora 9:30, aeroplani i tyre (ku po udhëtonin me Business Class) arriti në aeroportin ndërkombëtar të Maldiveve në kryeqytetin Male, e nga këtu u zhvendosën në kompleksin ekskluziv ku qëndruan deri më 23 prill të atij viti.

Biletat kthyese flasin se çifti Syla-Morina u nis nga Male në Stamboll, e më pas nga Stambolli për në Beograd, siç raportoi Kiks Kosova, ky udhëtim çiftit i kushtoi 26 mijë euro, 23 mijë prej të cilave ende nuk i janë paguar agjencisë turistike.





Bota mediale menjëherë pas shfaqjes së hulumtimit nga Kiks Kosova, më 1 shkurt, vlonte nga lajmet nëse Fisnik Syla ishte borxhli apo jo ndaj kompanisë, personazhi kryesor ndërronte fjalët dhe qëndrimet e tij, varësisht se për kë fliste.

Në bisedën telefonike që Fisnik Syla pati me ekipin e emisionit Kiks Kosova ai nuk mohoi udhëtimin me këtë kompani, por zotohej se e kishte paguar udhëtimin përmes bankës pasi, siç tha ai, nuk kryen transaksione me para në dorë.

Por, të nesërmen, në Telegraf, ai ndërroi mendimin, tani thoshte se paratë i pagoi me kesh.





Derisa zhurma e hulumtimit të Kiksit kishte kaluar kufijtë, ashtu edhe Fisnik Syla kishte ndërruar sërish qëndrim, në televizionet e Shqipërisë tash kundërshtonte veten e tij dhe atë që deklaroi në Kiks Kosova dhe Telegraf.

Syla tash thoshte se nuk udhëtoi kurrë me As Travel, e për më tepër as nuk e njihte pronarin e agjencisë, për më tepër, Syla që i lutej pronarit të agjencisë që t’ia paguante edhe shërbimet ekstra në hotel mohon autenticitetin e videove që janë dërguar pikërisht nga numri tij i telefonit.

Sidoqoftë, Fisnik Syla thotë se është i suksesshëm dhe s’i ka borxh asnjë njeriut.