Home Uncategorized Shtrenjtimi i rrymës: Kusari-Lila, opozitës: S’mund të fajësohet Qeveria Kurti për 1...

Shtrenjtimi i rrymës: Kusari-Lila, opozitës: S’mund të fajësohet Qeveria Kurti për 1 vit në pushtet!





Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Mimoza Kusari-Lila e ka quajtur popullsitë sulmin e partive opozitare ndaj Qeverisë Kurti rreth shtrenjtimit të energjisë elektrike në vend.

Kusari-Lila, në një replikë me deputeten e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se propozimi i partisë së Lumir Abdixhikut në ZRRE kishte të bëjë që gjithë ngritja e rrymës të paguhet nga buxheti i shtetit.

“Ju u bashkëngjitet thirrjes popullsitë për shkarkimin të Bordit të ZRRE-së për arsye që e kryen një obligim ligjor.

Ne mund të diskutojmë për alternativa, siç ka ofruar Qeveria Kurti. Por jo t’i gjuhet gjithë përgjegjësia e barrës aktuale të një partie në pushtet e cila s’ka një vit që është në pushtet.

Pra, po kërkojnë që zgjidhje të bëhen brenda asaj që juve ju nxjerrin mirë para qytetarëve të Republikës. Kriza na ka prekur të gjithëve”, ka thënë ajo.