Home Uncategorized Vjosa Osmani: Asociacioni u nënshkrua nga kryeministra të Kosovës, e faji i...

Vjosa Osmani: Asociacioni u nënshkrua nga kryeministra të Kosovës, e faji i lihet ndërkombëtarëve





Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se asnjëherë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Bashkimi Evropian, institucioneve të Kosovës nuk i janë prezentuar propozimet që janë duke u përmendur, për një autonomi të zgjeruar apo për një Asociacion të Komunave Serbe me kompetenca ekzekutive.

Ajo, para mediave sot, ka theksuar se problemi është se përfaqësues të mëhershëm të Kosovës në dialog kanë nënshkruar marrëveshje të dëmshme, duke thënë se i kanë dhënë kompetenca Asociacionit.

“Duhet ta themi një realitetit që është është e zeza në të bardhë, marrëveshjet janë nënshkruar nga kryeministra të Kosovës, përgjegjësia të hedhet tek komuniteti ndërkombëtar dhe të fshihet pas tyre, nuk i bën nder vendit.

Jemi të vendosur mos të mos lejojmë të impelentohen modele që do ta bënin shtetin tonë jo funksional”,ka thënë Osmani.