Home Uncategorized Ndërron jetë veterani dhe invalidi i UÇK-së, Ilmi Kurtaj

Ndërron jetë veterani dhe invalidi i UÇK-së, Ilmi Kurtaj





Ka ndërruar jetë në moshën 63 vjeçare veterani dhe invalidi i luftës së UÇK-së nga fshati Zhuri, Ilmi Shefki Kurtaj.

I ndjeri kohëve të fundit u rëndua nga shëndeti, pas plagëve që kishte marr në Gorozhup në luftën e fundit në Kosovë të vitin 1999.

Ilmi Kurtaj ishte pjesë e Brigadës 128 të Zonës Operative të Pashtrikut.

Sipas familjarve, varrimi i të ndjerit bëhet nesër me datë: 26.01.2022./ tvprizreni.net/